U mbajt Konferenca “Luftimi i korrupsionit në Kosovë – nga retorika në veprim”

Duke e parë si problematikë të theksuar në Kosovë, çështjen e korrupsionit, Fakulteti Juridik në AAB-Riinvest organizoi këtë konferencë në të cilën u dhanë mendime të ndryshme lidhur me luftimin e kësaj dukurie.

 

Fjalën përshëndetëse në konferencën e sotme e tha z.Iv de Kermabon, Shefi i Eulex-it në Kosovë. Duke shprehur kënaqësinë që është pjesë e konferencës së sotme ai theksoi se është shumë e rëndësishme që çështja e korrupsionit të trajtohet në këtë konferencë. “Do të filloj duke e theksuar se korrupsioni është fenomen i dukshëm në çdo shoqëri por dallimi i kësaj është se si shoqëritë e ndryshme vendosin ta luftojnë këtë dukuri” theksoi z.Kermabon.

Në pjesën e parë të kësaj konference u dha mendimi dhe reagimi institucional dhe ligjor lidhur me luftimin e korrupsionit. Panelistët diskutuan kryesisht për aktivitetet dhe organizimin qe e bëjnë këto institucione për të luftuar korrupsionin qoftë brenda apo jashtë institucionit që e udhëheqin.

“Nuk është e lehtë që të arrihet sukses dhe të formojmë task-forcë në luftimin e kësaj dukurie me një numër shumë të vogël të prokurorëve dhe gjygjtarëve” theksoi  z.Besim Kelmendi, Prokuror i Prokurorisë Speciale në Kosovë gjatë shtjellimit të temës së tij “Luftimi i Korrupsionit sipas kodit Penal të Kosovës.

Nga ana tjetër, z.Kadri Arifi, nëndrejtor i Policisë së Kosovës në Shtyllën e krimit, tha se Policia e Kosovës ka barrën më të madhe në parandalimin e korrupsionit duke shtuar se për të arrit sukses në luftimin e korrupsionit duhet një bashkëpunim i mirëfilltë me të gjitha institucionet e Kosovës.

Ndërkaq në pjesën e dytë të konferencës u dhanë opinione nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile.

“Korrupsioni është një kërcnim madhor për demokracinë dhe një kërcnim serioz për të gjitha regjimet politike” theksoi prof.Dr.Vesel Latifi.  

Alban Zogaj nga Instituti Riinvest prezantoi raportin e hulumtimit të bërë vitin e kaluar mbi korrupsionin në Kosovë. Qytetarët janë përgjigjur se Qeveria është e para që duhet të luftojë korrupsionin dhe më pas kuvendi i Kosovës dhe Agjencia kundër korrupsionit.

Panelistë të tjerë ishin edhe Naim Huruglica, Drejtor i Doganave të Kosovës, Jetullah Aliu nga Agjencia Antikorrupsion, Prof.Dr.Mersim Maksuti nga AAB-Riinvest dhe spec.krim.Fatmir Qollakaj nga AAB-Riinvest.

Në fund u dhanë edhe pyetje dhe komente të shumta nga studentët, profesorët dhe përfaqësuesit  e institucioneve të ndryshme.

Konkurs për çmimin Profesor Ekrem Beqiri

Bordi i Institutit Riinvest inkurajon studentët të konkurrojnë  me esetë e tyre më të mira të shkruara gjatë vitit vijues akademik. Të drejtën e aplikimit për të fituar çmimin vjetor kanë  të gjithë studentët kosovarë në vend dhe në botën e jashtme. 

Formati i eseut:

  • Fonti Times New Roman 12 pt
  • Hapësirë e dyfishtë e tekstit (Double-spaced)
  • Gjatësia e tekstit: 2-3 faqe
  • Madhësia e letrës: A4
  • Margjinat e faqes duhet të jenë 2.54 cm nga të gjitha anët
  • Shkruani shifrën tuaj dhe numrin e faqeve në krye të çdo faqeje
  • Dorëzohet në dy kopje të shtypura në formatin Microsoft Word Document


Bordi i Institutit gjithashtu inkurajon studentët që të konkurrojnë edhe me projekte që i kanë realizuar gjatë vitit 2009.

Fondi i shpërblimeve është 600 €.

Afati i fundit për paraqitjen e punimeve është 8 mars 2010.

Aplikikimet me punime dërgohen në Institutin Riinvest në dy kopje të mbyllura veç e veç në pliko të veçanta, në njërën prej të cilave bashkë me shifër shkruhet edhe emri i autorit dhe të dhënat e tij, e cila futet në plikon në të cilën shkruan mos e hap para se juria të vendos për dhënien e shpërblimeve. Të dyja plikot duhet të futen në një pliko më të madhe e cila mbyllet dhe në kopertinën e saj shkruhet: Aplikim për pjesëmarrje në konkursin për Çmimin Vjetor “Profesor Ekrem Beqiri”.
Aplikacionet të dorëzohen në këtë adresë:
Instituti RIINVEST, Universiteti AAB-RIINVEST, Objekti 2, Zona Industriale, Prishtinë.



Universiteti AAB-Riinvest pranohet në Magna Charta Universitatum

Prishtinë 02.03.2010.

Universiteti AAB-Riinvest është ftuar të nënshkruajë Magna Charta Universitatum.

Ky dokument i cili u nënshkrua në vitin 1998 në Bolonjë nga 388 rektorë të Universiteteve të mirënjohura botërore,  është një dokument fundamental i cili lidhet me respektimin dhe mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave themelore të Universitetit.

Ky dokument u nënshkrua në kuadër të kremtimit të përvjëtorit të 900-të të Universitetit të Bolonjës, i cili është Alma Mater-i më i vjetër.
Këshilli i Observatoriumit të Magna Charta-s i cili është përgjegjës për këtë organizatë dhe që është në mbrojtje të këtij dokumenti të rëndësishëm- njoftoi Universitetin AAB-Riinvest për nënshkrimin e këtij dokumenti.

Ceremonia zyrtare për nënshkrimin e këtij dokumenti do të mbahet më 17 Shtator 2010 në Bolonjë.

Në letrën e tij dërguar Universitetit AAB-Riinvest, kryetari i Magna Charta Universitatum, Prof.dr. Ustun Erguder deklaron se:“Apikimi në emër të Universitetit tuaj vërteton vendosmërinë tuaj për t’iu bashkuar rradhëve të më shumë se 660 universiteteve të cilat tashmë kanë miratuar këtë dokument shumë të rëndësishëm në të cilin deklarohen parimet dhe vlerat themelore të një Universiteti të vërtetë”

Me nënshkrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, AAB-Riinvesti do t’i bashkohet Universitetit të Prishtinës, si anëtarë të kësaj Organizate Ndërkombëtare Universitare.

Gjithashtu, AAB-Riinvesti do të jetë bartësi i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që bëhet anëtar i kësaj organizate e cila mbron vlerat më të thella të traditës së universitetit dhe që inkurajon bashkëpunimin në mes universiteteve.

Kjo është një arritje me rënësi të madhe jo vetëm për AAB-Riinvest por edhe për tërë Sektorin e Arsimit të Lartë në Kosovë pasi që kjo organizatë është organi më prestigjioz i Universiteteve Botërore.

Më poshtë po bashkëngjesim dokumentin e Magna Charta Universitatum

Ish kampioni botëror Bojan Krizaj, trajnon studentët e AAB-Riinvest në skijim

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Kulturës Fizike në AAB-Riinvest, nga java e ardhshme, do të qëndrojnë në Brezovicë për një javë. Qëllimi i qëndrimit atje është mbajtja e mësimit praktik në kuadër të lëndës “Skijimi”, që është obligim i secilit student të këtij fakulteti. 

Gjatë qëndrimit në Brezovicë studentët e AAB-Riinvest, krahas bartësit të lëndës, do të kenë privilegjin të mbajnë ushtrime praktike edhe me ish kampionin botëror në skijim, Bojan Krizaj nga Sllovenia.

Bojan Krizaj ishte një teknik i jashtëzakonshëm i skijimit dhe njëri nga specialistët më të mirë botëror në sllallom dhe sllallom të madh në vitet e 80-ta. Ishte skijatori më i suskesshëm në Slloveni dhe ish-Jugosllavi. Krizaj, kishte fituar vendin e dytë në Kampionatin Botëror në sllallom në vitin 1982, fitues i Kupës Botërore në po të njëjtën disiplinë në vitin 1986, ndërsa në vitin 1987 ishte fitues i Globusit të Kristaltë.

Studentët gjatë tërë javës do të ushtrojnë sportin e skijimit dhe gjithashtu do të vlersohen për punën praktike që do të bëjnë. 


NJOFTIM: FAKULTETI EKONOMIK

Përcaktimi për lëndët zgjedhore duhet të bëhet deri më 10 Mars 2010

Njoftohen studentët e Fakultetit Ekonomik në AAB-Riinvest, se afati i fundit për përcaktimin e lëndës zgjedhore për semestrin e dytë të vitit akademik 2009/10, është 10 Mars 2010, ora 18:00.

Studentët janë të obliguar që brenda kësaj periudhe, pasi të kenë përzgjedhur lëndën nga alernativat e ofruara, të konfirmojnë atë në Shërbimin e Studentëve, me plotësimin e formularit përkatës.

Për t’ ua lehtësuar përzgjedhjen e lëndës, përveç prezantimeve nga ana e mësimdhënësve, po ju bashkëngjesim edhe syllabuset e lëndëve zgjedhore që parashihet të ligjërohen gjatë këtij semestri.

Syllabuset mund t’ i shkarkoni në linkun në vijim:

Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Etika në biznes
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Ekologji
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Gjuhë Angleze II
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Hyrje në Informatikë
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Mjedisi biznesor në Kosovë
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: E - Business
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Menaxhimi i sjelljes organizative

Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Projektimi i sistemeve informative

Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Shoqëritë tregtare
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Sjellje konsumatore
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Menaxhimi i prodhimit
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Mikroekonomia I
Syllabus - Fakulteti Ekonomik - Lënda: Baza e të dhënave


Nga data 17 Shkurt deri më 21 Shkurt 2010, nuk punohet – Dita e Pavarsisë dhe përfundimi i semestrit

Të nderuar studentë, stafi akademik, administrativ dhe teknik, ju njoftojmë se Universiteti AAB-Riinvest nuk do të punojë...më shumë

Lajmet & Ngjarjet

Njoftim – Pranimi i notave nga lëndët “E Drejta Ndërkombëtare Publike” dhe “E Drejta Evropiane”, do të mbahen më 03.03.2010 Njoftohen studentët e vitit të tetë të Fakultetit Juridik në AAB-Riinvest, se pranimi i notave nga lëndët “E Drejta Ndërkombëtare Publike” dhe “E Drejta Evropiane”, Prof.Dr.Robert Muharremi, do të mbahen ditën e mërkurë, më 3 Mars 2010, nga ora 13:00. Njoftim – Rezultatet, konsultimet dhe pranimi i notave nga lënda “Gjuhë Angleze”, Prof.Dr.Lindita Rugova do të mbahen më 27.02.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në AAB-Riinvest, se rezultatet, pranimi i notave dhe konsultimet nga lënda “Gjuhë Angleze”, Prof.Dr.Lindita Rugova, do të mbahen ditën e shtunë, më 27 shkurt 2010, nga ora 11:00. Njoftim – Konsultimet nga lëndët “Politika Monetare dhe Fiskale” dhe “Biznesi i Vogël dhe i Mesëm” do të mbahen më 27.02.2010 Njoftohen studentët e vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik në AAB-Riinvest, se konsultimet nga lënda “Politika Monetare dhe Fiskale”, Prof.Dr.Valentin Doçi, do të mbahen ditën e shtunë, më 27 shkurt 2010, nga ora 12:00 – 13:00... Njoftim – Konsultimet dhe pranimi i notave nga lënda “Gjuhë Angleze” do të mbahen më 25.02.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në AAB-Riinvest, se pranimi i notave dhe konsultimet nga lënda “Gjuhë Angleze”, Msc.Venera Llunji, do të mbahen ditën e enjte, më 25 shkurt 2010, nga ora 18:00. Njoftim – Prazantimi i Syllabusit, konsultimet dhe pranimi i notave nga lënda “Gjuhë Angleze II” do të mbahen më 24.02.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në AAB-Riinvest, prazantimi i syllabusit, pranimi i notave dhe konsultimet nga lënda “Gjuhë Angleze II”, Msc.Bardha Qirezi, do të mbahen ditën e mërkurë, më 22 shkurt 2010, nga ora 13:00. Njoftim – Konsultimet dhe pranimi i notave nga lënda “E Drejta Biznesore” do të mbahen më 27.02.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në AAB-Riinvest, se pranimi i notave dhe konsultimet nga lënda “E Drejta Biznesore”, Prof.Dr.Korab Sejdiu, do të mbahen ditën e shtunë, më 27 shkurt 2010, nga ora 11:00.

10 Mars 2010

Ballina