
Universiteti AAB-Riinvest sjell ofertën më të veçantë në Kosovë.
Vetëm në AAB-Riinvest, të gjithë studentët e regjistruar në vitin akademik 2010/2011 do të përfitojnë edhe regjistrimin e autoshkollës gratis, në autoshkollën tonë AAB-Riinvest.
Oferta vlen për të gjitha programet e studimeve:
Bachelor:
- Ekonomiks biznesi
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
- Marketing dhe Administrim Biznesi
- Menaxhment dhe Informatikë
- Juridik i përgjithshëm
- Administratë Publike
- Gazetari
- Produksion
- Inxhinieri softuerike
- Kujdesi dhe mirëqenia e fëmijëve
- Gjuhë angleze
- Kulturë Fizike dhe Sport
Master:
- Financa zhvillimore
- Tregjet financiare dhe Bankat
- Menaxhment dhe Informatikë
- Ekonomi dhe Financa
- Komunikim Masiv dhe Gazetari
- Juridik civil
- Kulturë Fizike dhe Sport
Mos e harroni ofertën speciale:
- Pagesë mujore me 12 këste,
- kredi me NLB Prishtina me 4.9%,
- 10% zbritje për nxënës të shkëlqyeshëm,
- 10% zbritje për dy familjarë, si dhe
- kurse gratis të gjuhëve dhe lëmive profesionale,
- punësim në projekte të shumta të instituteve të AAB Riinvest.
ADRESAT E ZYREVE TË APLIKIMIT PËR REGJISTRIM NË UNIVERSITETIN AAB-RIINVEST, NË QYTETET TJERA TË KOSOVËS:
Pejë:
rruga Gjenerali Vesli Klark nr.134,
telefoni: 045 493 819
Gjakovë:
Zyra e BANKOS-it, Kati I,
telefoni: 044 755 448
Ferizaj:
rruga Ahmet Kaqiku,
përballë Shkollës Fillore Gjon Sereqi,
telefoni: 0290 328 908; 044 77 90 90
Mitrovicë:
rruga Kemajl Ataturku,
prapa Shtëpisë së Mallrave,
telefoni: 044 718 519
Podujevë:
rruga Zahir Pajaziti p.n.,
telefoni: 044 651 964
Vushtrri:
rruga Dëshmorët e kombit p.n.,
përballë përmendores së Adem Jasharit,
telefoni: 044 164 187
Vetëm për maturantët të cilët do t i nënshtrohen testit të maturës më 27 gusht 2010,
Universiteti AAB-Riinvest, organizon FALAS
PËR PROVIMIN E MATURËS
I/e nderuar maturant,
Duke pasur parasysh se tani gjendeni para një sprove të madhe për të ardhmen tuaj profesionale, Testin e Maturës Kombëtare, Universiteti AAB-Riinvest ka menduar që në këto çaste të gjendet pranë të gjithë juve që herën e parë nuk patët fatin të kaloni këtë sfidë.
Me qëllim të përgatitjes suaj sa më të mirë, dhe me synimin për të përfunduar me sukses shkollimin tuaj të mesëm, ashtu siç e përfunduan më se 90% e atyre që ndoqën ofertën e Universitetit AAB-Riinvest.
Kurset organizohen nga këto lëndë:

Kurset përgatitore nga këto lëndë do të mbahen falas për të gjithë maturantët e interesuar nga të gjitha vendbanimet e Republikës së Kosovës.
Mbajtja e kurseve intensive fillon më 23 gusht 2010 deri më 26 gusht 2010.
Paraqitjen për ndjekjen e kurseve mund ta bëni:
Përmes telefonit:+381 (0) 38 601 019 begin_of_the_skype_highlighting +381 (0) 38 601 019 end_of_the_skype_highlighting; 601 020
+377 (0) 44 584 007
Përmes postës elektronike: kurset@aabriinvest.net
Orari për mbajtjen e kurseve:
Çdo ditë Gjuhë shqipe nga ora 10.00
- Gjuhë angleze nga ora 12.00
- Matematikë nga ora 14.00
Bardhyl Dobra pranoi çmimin vjetor Ekrem Beqiri
Më 10.08.2010 në ambientet e Institutit Riinvest, z. Bardhyl Dobra, student i studimeve Master në fushën e Ekonomisë Aplikative në Université de Reims Champagne-Ardenne (URCA) në Reims të Francës pranoi çmimin vjetor 2010 Ekrem Beqiri për eseun më të mirë të shkruar nga fusha e shkencave ekonomike dhe sociale me titull Si ndodhi kalimi nga Keynesjanismi në Neoliberalizëm.
Çmimi Ekrem Beqiri është themeluar nga Instituti Riinvest me qëllim të përjetësimit të emrit dhe veprës së e Prof.Ekrem Beqirit dhe në nderim të kontributit të tij të madh në shkencën kosovare dhe posaçërisht përkushtimit të tij në zhvillimin dhe avancimin e punës së kërkimeve shkencore në Kosovë dhe në Institutin Riinvest në veçanti. Misioni i këtij çmimi është edhe nxitja e iniciativës, kreativitetit dhe aftësive kërkimore të studentëve.
Prof.Dr.Muhamet Mustafa, kryetar i Institutit, pasi ia dorëzoi çmimin z.Bardhyl Dobrës e inkurajoi të njëjtin që t'i përfundojë me sukses studimet e masterit dhe të doktoratës dhe të arrij përformancë sa më të mirë shkencore e profesionale. "Kosova ka nevojë dhe hapësirë për profile të këtilla shkencore e profesionale", theksoi prof.Mustafa me këtë rast.
"Konkursin për dhënien e shpërblimit Ekrem Beqiri e kam lexuar në faqen e internetit të këtij Instituti, dhe meqenëse hulumtimet e këtij instituti më kanë ndihmuar në punën shkencore dhe hulumtuese, e sidomos në punimin e temës së magjistraturës, nuk u hamenda shumë për të marr vendimin për të marrë pjesë në këtë konkurs. Ditën kur e mora lajmin se më ishte ndarë ky çmim isha duke punuar në përgatitjen e temës së magjistraturës. U gëzova shumë për faktin që unë do të jem fituesi i parë i këtij çmimi prestigjioz që mbanë emrin e një pedagogu dhe shkencëtari të madh shqiptar" tha z.Bardhyl Dobra në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar në institutin Riinvest me rastin e dorëzimit të këtij çmimi. "Lajmi për fitimin e këtij çmimi ishte edhe fundi i dilemës se a do të kthehem në atdhe pas përfundimit të studimeve për të dhënë kontributin tim në ndërtimin dhe zhvillimin e tij", theksoi z.Dobra.
Kryeministri Hashim Thaçi në AAB-Riinvest: Jam i impresionuar me atë që pashë
Jam i impresionuar me atë që pashë. Kështu është shprehur në fillim të fjalës së tij kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot mbajti një ligjëratë në temën Zhvillimi ekonomik i Republikës së Kosovës , para studentëve dhe stafit akademik të AAB-Riinvest.
Kosova ka hyrë në fazën e fundit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, ndërsa ekonomia e saj nga faza emergjente e pasluftës tashmë ka kaluar në atë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, tha kryeministri Thaçi. Ne po hyjmë në fazën e integrimit në NATO, BE dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. E gjithë kjo është përcjellë me konsolidimin dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës, theksoi Thaçi.
Ai tha se Kosova tashmë po shënon një rritje ekonomike vjetore prej 5.4 për qind, ndërsa vitet e ardhshme pritet që rritja të arrijë në 6 për qind. Politika e re fiskale, sipas kryeministrit, ka krijuar një mjedis mjaft tërheqës investues, ndërsa në anën tjetër tha se investimet kapitale do të vazhdojnë.
Këto norma inkurajuese të rritjes nuk mjaftojnë. Ne duhet të arrijmë norma më të larta të rritjes për të ulur nivelin e lartë të papunësisë, e sidomos të të rinjve dhe të gjithë e dimë se kjo rritje rezulton nga fillimi i zbatimit të projekteve të mëdha infrastrukturore që është duke i bërë Qeveria e Kosovës.
Sipas Thaçit, ndërtimi i autostradës është një vullnet i popullit. Unë e kam prezantuar projektin e autostradave dhe elektorati më votoi mua, ndërsa tani unë kam këtë vullnet për të ndërtuar edhe autostradën për t'i siguruar Kosovës dalje në det. Ai kujtoi se devijimi i trasesë së autostradës do t'i kursente vendit rreth 400 milionë euro, sepse do të shmangej hapja e disa tuneleve, ndërsa ky devijim nuk i humb udhëtarit më shumë se 6 minuta kohë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e studentëve të AAB-Riinvest se sa është optimist kryeministri në luftën kundër korrupsionit, Thaçi tha se që 11 vjet nuk është luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe e gjithë lufta është përqendruar tani. E di që nuk është një betejë e lehtë, por të jeni të bindur se do të korrim sukses bashkërisht. Nuk është betejë ditore apo mujore e sezonale, është betejë jo e lehtë dhe e gjatë. Por, sundimi i ligjit duhet definitivisht të dominojë në Kosovë. Vetëm me sundimin e ligjit ne mund të ndërtojmë rend, demokraci dhe institucione funksionale.
Kryeministri Thaçi premtoi se privatizimi do të vazhdojë, përfshirë edhe ndërmarrjet publike, por një gjë e tillë do të kalojë nëpërmjet Kuvendit dhe do të sigurojë një zhvillim më të madh ekonomik. Kjo është edhe arsyeja pse ne po i privatizojmë edhe asetet e shtetit, KEK-un, PTK-në dhe së fundmi, siç jeni të informuar, është përmbyllur me sukses të plotë dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës një kompanie prestigjioze ndërkombëtare për 20 vitet e ardhshme.
Në pyetjen e studentëve se përse Qeveria nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë të arsimit dhe të Këshillit Britanik që AAB-Riinvest të akreditohej që kohë më parë si universitet e jo si kolegj, Thaçi nuk dha një përgjigje konkrete. Ai tha se Kosova ka ndjekur një politikë arsimore me kritere mjaft të përparuara për sa i përket akreditimit të universiteteve private.
Ne kemi Agjencinë e Akreditimit si asnjë vend në rajon ku punojnë ekspertë të dëshmuar ndërkombëtarë të fushës së arsimit. Megjithatë, Thaçi theksoi se ishte vërtet i impresionuar me hapësirat mësimore dhe me punën që po bën Universiteti AAB-Riinvest.
Mendoj se AAB-Riinvest, por dhe kolegjet e tjera, janë duke ecur për të realizuar qëllimin ku ata dëshirojnë të arrijnë. Isha i impresionuar me të arriturat e këtij kolegji dhe për këtë më lejoni tju përgëzoj për suksesin e arritur, më lejoni të shpreh konsideratën time të lartë për ju, për profesorët dhe në veçanti për studentët të cilët janë ardhmëria e vendit tonë, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Ligjëratën e kryeministrit Hashim Thaçi, mund ta lexoni të plotë këtu:
KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, HASHIM THAÇI NË UNIVERSITETIN AAB-Riinvest
Të nderuar studentë, staf akademik, administrativ dhe teknik, ju informojmë se të mërkurën më 07 korrik 2010, në orën 13:00 në Universitetin AAB-Riinvest do të mbahet një ligjëratë e hapur me Kryeministrin e Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Ligjërata në temën Zhvillimi ekonomik i Republikës së Kosovës, do të zhvillohet në Amfiteatrin e madh të godinës nr.1, me fillim në orën 13.00.
Pjesëmarrja do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit.
Mirë se vini!
AAB-Riinvest mbyll me sukses vitin akademik 2009/10
Në konferencën për shtyp të organizaur nga Universiteti AAB-Riinvest me rastin e përfundimit të vitit akademik 2009/10, u diskutua rreth arritjeve dhe sfidave që ka kaluar AAB-Riinvest gjatë këtij viti, për planin strategjik të Universitetit dhe gjithashtu për programet e reja të studimeve bazike, që do t i ofrojë në vitin e ri akademik në gjuhën angleze.
Ndër sukseset që i veçoi Rektori i AAB-Riinvest, Uros Lipuscek, ishte pranimi i Universitetit në Magna Charta Universitatum, që zyrtarisht do të nënshkruhet në muajin shtator. Ne jemi Universiteti i parë jopublik në Kosovë që do të bëhemi pjesë e kësaj organizate që përfshinë 78 shtete me rreth 600 universitete, tha Lipuscek. Ai gjithashtu përmendi edhe antarësimin në Alpe-Adria, shoqëri universitare ku bëjnë pjesë univeristete të njohura nga Gjermania, Italia, Sllovenia dhe vende të tjera.
Rritja e fondeve të bibliotekës është një sukeses i radhës i universitetit tonë. Kemi rreth 20 mijë njësi të reja siç janë EBSCO dhe disa burime tjera që janë shumë të rëndësishme për punën tonë kërkimore potencoi rektori i AAB-Riinvest.
Ndërkaq Muahmet Mustafa, zëvëndës kryetar i Bordit të Universitetit AAB-Riinvest, shpalosi Planin Strategjik 2010 - 2014 të Universitetit, i cili është aprovuar ditë më parë. Synimi jonë është që të bëhemi universiteti më i mirë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe për dallim nga universitetet tjera, ne do të njihemi si qendër e fuqishme kërkimore theksoi z.Mustafa.
Universiteti AAB-Riinvest, në vitin e ri akademik 2010/11 do të ofrojë edhe programe të reja të studimeve në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire. Programet e studimeve themelore do të zhvillohen në gjuhën angleze, ndërkaq e veçanta është se studenti i regjistruar në AABRiinvest fizikisht do të qëndrojë në Prishtinë, ndërsa do të ndjekë programet e universitetit Staffordshire që janë të autorizuara të mbahen në AAB-Riinvest. Kjo falë marrëveshjes për franshizë të arritur me Universitetin e njohur Staffordshire nga Britania e Madhe.
Tashmë ka përfunduar procesi i validimit prej Universitetit Staffordshire ku ka pasur dy raunde të validimit, një në Angli dhe një në Kosovë, të cilat janë kaluar me sukses. Studentët që do t'i ndjekin këto studime do të pajisen me diplomë direkt nga Universiteti i Staffordshire, tha Alban Hashani, drejtues i franshizë programeve të reja të studimeve.
Në fund të kësaj konference, kryetari i Bordit në AAB-Riinvest z.Ilir Tafa, falënderoi të gjithë ata që u angazhuan rreth aktiviteteve të shumta të organizuara nga universiteti AAB-Riinvest gjatë këtij viti akademik. Sipas Tafës, Universiteti AAB-RIINVEST edhe përkundër peripecive, ka kaluar një vit akademik me shumë sukses.
Renzo Daviddi mbajti prezantim në AAB-Riinvest
Në AAB-Riinvest qëndroi sot shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, z.Renzo Daviddi, i cili mbajti një prezantim para studentëve të AAB-Riinvest.
Gjatë këtij prezantimi z.Daviddi dha një strukturë të qartë të hapave të cilat duhet ti bëjë një vend për integrim evropian. Ai tha se BE-ja nuk mund ti vëjë kushte asnjë vendi për zgjidhjen e problemeve me fqinjtë por mund të luaj vetëm rolin e ndërmjetësuesit.
Ai gjithashtu i përmendi disa nga kriteret që duhet të aplikohen me qëllim të integrimit në BE: Kriteret politike ku bëjnë pjesë arritja e stabilizimit të institucioneve, garancia e demokracisë, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, si dhe kriteri ekonomik, të cilat mundësojnë rregullimin e shumë fushave të një vendi janë ndër kriteret më të rëndësishme për një vend që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, tha Daviddi.
Sa i përket Kosovës z. Daviddi tha se ka shumë probleme përpara, por megjithatë ajo është në fillim të procesit të anëtarësimit në BE. Ai theksoi se Institucionet e Kosovës duhet që fillimisht të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Nëse ka një vendosmëri për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, mendoj se vetëm pjesa pozitive e kësaj do të mbetet, ndërsa ajo negative do të zhduket, tha Renzo Daviddi.
Procesi i integrimit të Kosovës në BE
Korniza makroekonomike për rritjen ekonomike
AAB-Riinvest merr pjesë në panairin e 12-të të librit Prishtina 2010
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sot do të hapet panairi i 12-të i librit Prishtina 2010 që organizohet çdo vit nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora me rreth 1500 tituj të rinj librash.
Ndërkaq AAB-Riinvest do të marrë pjesë me rreth 70 tituj librash nga fusha të ndryshme. Gjatë këtij panairi, AAB-Riinvest do të promovojë edhe disa libra të rinj që i ka botuar gjatë vitit të kaluar.
Për më tepër, AAB-Riinvest do të ofrojë për lexuesit 30% lirim për të gjithë librat që i ofron.
Hapjen solemne të panairit të 12-të të librit, do ta bëjë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Lutfi Haziri, ndërsa një fjalë rasti do ta mbajë edhe shkrimtari, Ramiz Kelmendi.
Panairi do të jetë i hapur nga data 7 deri më 13 Qershor 2010.
Doli numri pranveror i revistës kërkimore ndërkombëtare Thesis Kosova 1/2010
AAB-Riinvest botoi numrin më të ri të revistës kërkimore ndërkombëtare Thesis Kosova 1/2010.
Në edicionin pranveror të saj, janë botuar shkrime nga fusha të ndryshme të dijes.
Njoftojmë lexuesit e revistës Thesis Kosova që nurmin e ri mund ta gjenjë në librarinë Dukagjini në Prishtinë, si dhe në librarinë e Universitetit AAB-Riinvest.
Ndërkaq, institucionet e interesuara, mund ta marrin atë në AAB-Riinvest.
AAB-Riinvest organizon kurse intensive përgatitore për provimin e maturës
Në këto lëndë:
Matematikë Biologji Edukatë Qytetare
Gjuhë Shqipe Gjeografi Ekonomi dhe Ndërmarrësi
Gjuhë Angleze Sociologji Kimi
Fizikë Shkenca Kompjuterike
Kurset përgatitore nga këto lëndë do të mbahen falas për të gjithë maturantët e interesuar nga të gjitha vendbanimet e Republikës së Kosovës.
Paraqitja për kurse fillon më 26 Maj 2010 dhe zgjat deri më 29 Maj 2010.
Mbajtja e kurseve intensive fillon më 31 Maj 2010 deri më 04 Qershor 2010.
Paraqitjen për ndjekjen e kurseve mund ta bëni:
Përmes telefonit: +377 (0) 44 584 007
Përmes postës elektronike: kurset@aabriinvest.net
Apo drejtpërdrejt në: Universitetin AAB-Riinvest, Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Objekti I, Kati II
Ndjekja e kursit parapërgatitor do të jetë një shansë më shumë për të vazhduar shkollimin tuaj universitar në cilindo nga institucionet universitare që ju dëshironi!
U aprovua Plani Strategjik 2010-2014 i AAB-Riinvest
Universiteti AAB-Riinvest sot aprovoi planin strategjik 2010-2014, konform ligjit aktual për arsim të lartë në Kosovë.
Plani strategjik paraqet një dokument sintetik, konciz që shpreh vizionin zhvillimor të AAB-Riinvest, me të cilin identifikohen të gjihë akterët e rëndësishëm të universitetit si dhe faktorët dhe burimet e rritjes së zhvillimit të tij.
Ky plan strategjik përmban arritjet e deritashme të Universitetit AAB-Riinvest, sukseset dhe sfidat lidhur me programet studimore, studentët, stafin, programet kërkimore, sisitemin e sigurimit të cilësisë, partneritetin vendor dhe ndërkombëtar si dhe qëndrueshmërinë financiare.
AAB-Riinvest gjatë zbatimit të Planit Strategjik do të konsolidojë programet ekzistuese si dhe do të ngrisë cilësinë e studimit dhe efikasitetit të studimeve.
U përmbyll me sukses Manifestimi Tradicional Ditët e AAB-Riinvest 2010
Pas shumë aktivitetesh të shtunën në Universitetin AAB-Riinvest u mbajt ceremonia e përmbylljes së Manifestimit Tradicional Ditët e AAB-Riinvest 2010.
Mbyllja e këtij manifestimi u bë me shpërndarjen e mirënjohjeve dhe kupave për të gjithë ata që kontribuan në këtë manifestim.
U shpërblyen edhe tre punimet më të sukesshme të studentëve për vitin akademik 2009/10. Këto shpërblime i ndau Prorektori për Çështje Mësimore në AAB-Riinvest, Rrahman Paçarizi.
Ndërkaq kupat dhe medaljet për triumfuesit e finaleve në disiplinat sportive, të mbajtura në këtë ditë, i ndau Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof.Dr.Hazir Salihu.
Fitues në disiplinën e Ping-Pongut, u shpall studenti Bekim Millaku nga Fakulteti Ekonomik.
Në futboll të vogël kupën e fitoi ekipi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Ndërkaq në disiplinën e streetball-it u shpërblyen ekipi i Fakultetit të Kriminalistikës.
Rektori i AAB-Riinvest, Uros Lipuscek në fjalimin përmbyllës të manifestimit i kujtoi edhe një herë aktivitetet e zhvlluara gjatë kësaj jave: konferencat, debatet, aktivitetet humanitare e shumë aktivitete të tjera dhe me këtë e vlerësoi Manifestimin si shumë të sukesshëm.
Ambasadori Amerikan Christopher Dell, mori pjesë në konferencënAktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë
Në shënimin e 15 vjetorit të Institutit Riinvest, në Konferencën Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike në Kosovë që po mbahet me këtë rast, në Universitetin AAB-Riinvest qëndroi edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christofer Dell.Ai tha se Kosova i mbijetoi krizës ekonomike, për faktin se ekonomia e saj e dobët nuk ka pasur shumë për të humbur.Kosova është me fat sepse i ka ikur furtunës ekonomike më mirë se shumica e fqinjve të saj. Por, për fat të keq, kjo nuk do të thotë se Kosova ka arsye për festë, sepse investimi kapital nuk është ngritur, për shkak të niveleve minimale të investimeve të huaja në ekonomi.
Eksportet nuk kanë shënuar rënie për shkak se ato tashmë kanë qenë të ulëta, tha Dell i cili shtoi se qytetarët e Kosovës kanë treguar një aftësi të mahnitshme për të mbijetuar.
Ai ka theksuar se Kosova sipas disa vlerësimeve ka një shkallë papunësie prej 45 për qind dhe prej tyre 75 për qind janë të rinj.
Për të ulur papunësinë dhe për të shkuar drejt niveleve të të ardhurave evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Kosova duhet të ketë rritje ekonomike së paku 7 për qind në vit dhe kjo normë e rritjes të jetë ashtu për një kohë të gjatë pohoi Dell, duke theksuar se rritja ekonomike nuk po ndodh dhe pak biznese janë duke u krijuar, ka pak investime të huaja dhe eksportimi në Kosovë është në kolaps.
Kosova vazhdon të konsumojë shumë më shumë se sa prodhon, investimet janë të ulëta, papunësia e lartë, ndërsa bizneset private përballen me shumë pengesa të cilat i ndalojnë ato të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë, theksoi Dell.
Ai tha se një ekonomi e këtillë e pabalancuar është e paqëndrueshme për një kohë të gjatë. Është e domosdoshme që Kosova të zhvillojë një bazë të fortë ligjore ekonomike që do të mundësonte të bëhet një kandidat prosperues dhe i denjë për anëtarësim në BE. Ekziston vetëm një mënyrë për të arritur këtë. Ajo është ekonomia e lirë, jo e prangosur nga ndërhyrjet e shtetit dhe e udhëhequr nga konkurrenca e sektorit privat që do të gjeneronte punë dhe të hyra për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha ambasadori amerikan.
Pas reduktimit të sektorit publik dhe institucionalizimit të reformave pro-biznesore ne duhet të caktojmë disa caqe të qarta për ritje të bazuara në kompani të reja, në tregje të reja dhe në qasje të reja. Pas disa vjetësh, unë besoj se Kosova duhet të synojë të paktën të dyfishojë eksportin e saj. Duhet përpjekur të krijohen të paktën dhjetë mijë vende të reja pune në vit. Dhe duhet synuar që GDP të rritet të paktën për 7% në vit.
Unë besoj që këto qëllime janë ambicioze, por të rritshme...
Duke e krahasuar ngritjen dhe rënien e disa shteteve, si Gjeorgjinë, Zimbabvenë etj, Dell tha se Kosova për të ecur drejt zhvillimit ekonomik duhet të bëjë reforma.
Hapi i parë dhe më i dukshëm nga këto është që të ndërmarrë hapa për të zgjidhur problemin e energjisë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që përfitimet ekonomike të jenë nga një furnizim i besueshëm dhe i pastër i energjisë elektrike.
Ai gjithashtu tha se pret që të ketë transparencë në privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Institutit Riinvest, Muhamet Mustafa, tha se me anë të kësaj konference do të jepet një vështrim lidhur me mënyrën se si duhet të forcohen treguesit e rritjes në Kosovë.
U mbajt Konferenca Aktivizimi i burimeve të rritjes Ekonomike në Kosovë
Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Institutit Riinvest, në Universitetin AAB-Riinvest u mbajt konferenca Aktivizimi i burimeve të rritjes Ekonomike në Kosovë.
Konferenca pati objektiv të saj hulumtimin dhe prezantimin e njohurive të reja dhe eksperiencave të avancuara mbi aktivizimin e burimeve të zhvillimit ekonomik në një ekonomi në zhvillim, të hapur me referencë speciale për rastin e Kosovës.
Gjithashtu, objektiva të Konferencës ishin edhe promovimi i aktiviteteve hulumtuese në Kosovë që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror si dhe forcimi i lidhjeve dhe partneritetet me rrethet akademike dhe ekspertët e zhvillimit ekonomik në Evropë, SHBA dhe gjetiu, si dhe me organizatat ndërkombëtare.
Në Konferencë morrën pjesë emra të njohur të fushës akademike nga vendi dhe bota si dhe ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Në konferencë mori pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z. Christopher Dell.
Në hapjen e punimeve të Konferencës, kryetari i Institutit, Prof.dr. Muhamet Mustafa tha se qeverisja e mirë dhe institucionet efektive konsiderohen faktori më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.
Për Kosovën kjo mbetet një fushë me rëndësi kritike. Institucionet tona të reja duhet të kalojnë në një proces zhvillimi por nuk ka shumë kohë për riprovime dhe mësim nga dështimet pasiqë papunësia e madhe dhe tensionet sociale bëjnë presion për përformancë më të mirë, theksoi z.Mustafa.
Kosova tani duhet të shkojë drejt rritjes së burimeve ekonomike me qëllim të arritjes së nivelit të rajonit dhe normalisht që të arrihet kjo duhet bërë shumë punë në shumë aspekte, tha Borko Handjiski, përfaqësuesi i Bankës Botërore, gjatë prezantimit të tij në konferencë.
Handjiski ndër të tjera shtoi se Kosova për të ngritur nivelin ekonomik duhet që ti shfrytëzojë potencialet që ka, tokën bujqësore, popullatën më të re në rajon, minierat siç është ajo e Trepçës që dikur ishte më e madhja në Jugosllavi.
Ken Jackson nga Universiteti i Aucklandit, foli për rëndësinë e institucioneve dhe pozitës gjeografike të një vendi duke i cilësuar si dy faktorë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
Në konferencën e sotme të ndarë në tri seksione gjithashtu u diskutua edhe për Efiçencën e Bankave në ndërmjetësim në Evropën Juglindore, me çrast Valentin Toçi tha se sektori financiar është më i rëndësishmi në ngritjen e burimeve ekonomike. Ndërkaq sektori më pak efikas në Kosovë është sektori bankar, bankat e huaja janë më efikase se ato vendore, theksoi z.Toçi.
Në pjesën e Fundit të Konferencës u diskutua rreth faktorit human, kapitali intelektual dhe migrimi që kanë poashtu rëndësinë kritike për aktivizimin e potencialeve të rritjes ekonomike.
Edukimi Arsimor është një ndër faktorët më të rëndësishëm për të vetëpunësuarit apo punëdhënësit tha gjatë prezantimit, Besnik Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës. Sipas tij, faktorët përcaktues të vetëpunësimit janë mosha, gjendja martesore dhe shkollimi.
Në anën tjetër, Drita Kadriu, deputete në Kuvendin e Kosovës, tha se arsimi si një ndër shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, duhet të reformohet ngadalë. Të nxënit dhe inovacioni, shkathtësitë jetësore dhe karriera, mjedisi i të nxënit, janë disa nga sfidat me të cilat përballet arsimi në Kosovë, tha znj.Kadriu.
U nda shpërblimi Profesor Ekrem Beqiri
Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit, Insituti Riinvest shpalli fituesin e shpërblimit Profesor Ekrem Beqiri.
Nga të gjitha punimet e arritura në bazë të konkursit publik, paneli vlerësues çmimin për punimin më të mirë ia ndau studentit Bardhyl Dobraj, nga Universiteti Reims Champagne Ardenne, Francë.
Tema e punimit fitues: Si ndodhi kalimi nga Keynesjanismi në Neoliberalizëm.
Çmimi Ekrem Beqiri u themelua në vitin 2009 në shenjë nderimi për profesor Ekrem Beqirin , i cili ishte intelektual poliedrik i profilit të lartë sidomos në fushat shoqërore, ekonomike dhe teknike.
9,10 dhe 11 Shtator - Festa e Fiter Bajramit, nuk punohet
Të nderuar studentë, stafi akademik, administrativ dhe teknik i AAB-Riinvest, ju njoftojmë se duke u bazuar në ligjin për Festat zyrtare të Republikës së Kosovës...më shumë





