Historiku, misioni dhe vizioni

Historiku

Universiteti AAB u themelua më 2001, atëbotë me emërtimin “Akademia e Arteve të Bukura”. Aktivitetin e vet e filloi me 52 studentë, me studime në të vetmin fakultet atë të Komunikimeve Masive, në një kapacitet hapësinor prej 300 m2.

Në vitin akademik 2003/2004 regjistroi 58 studentë të rinj, duke shtuar edhe kapacitetin hapësinor në 450 m2.

Vitin akademik 2004/2005 “Akademia e Arteve të Bukura” e filloi me gjithsejt 200 studentë të regjistruar.

Më 19.10.2004 “Akademia e Artve të Bukura” licencohet nga MASHT e Kosovës, me numër licence 823/02-1, si bartës i arsimit të lartë.

Në tetor të vitit 2004 themeluesi fillon aktivitetet dhe investimet për ndërtimin e ndërtesës vetanake. Ky aktivitet i themeluesit ishte pikënisje për menaxhmentin për ndërtimin e një strategjie për zgjerimin e veprimtarisë meqë kapaciteti hapësinor i planifikuar prej 2800 m2 (në fazën e parë 1800 m2) premtonte mundësi për një gjë të tillë.

Pas përgatitjeve disa muajshe në muajin prill, menxhmenti filloi, ndërsa në muajin maj e përfundoi procedurën interne për zgjerim të veprimtarisë, të paraparë me statut dhe rregullore si edhe me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës. Procedura përfundon me Vendimin pozitiv të Këshillit Drejtues ndaj propozimit të menaxhmentit dhe themeluesit për zgjerim dhe ndryshim të emrit.
 


Lajmet & Ngjarjet

KURSE TË GJUHËS ANGLEZE, GRATIS PËR MATURANTË Të nderuar maturantë,
Me qëllim të përgatitjes së studentëve për të ndjekur me efikasitet studimet në programet e franshizës (programe që zhvillohen në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe; studentët do të jenë studentë të Universitetit Staffordshire, do të mund të ndjekin semestrat edhe në Angli dhe do të marrin diplomën e Universitetit Staffordshire) si dhe në programet tjera që ofron AAB-Riinvest, ju informojmë se Universiteti AAB-Riinvest organizon kurse pa pagesë të Gjuhës Angleze nga niveli i tretë(pre-intermediate).
Njoftim - Provimi nga lënda Njoftohen studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik, departamenti - "Banka, Financa dhe Kontabilitet" se provimi nga lënda “Baza e të Dhënave", Prof.Ramiz Hoxha, me kërkesë të studentëve, do të mbahet ditën e enjte, më 16 Shtator 2010, nga ora 17:00. Kandidati Resul Sinani, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 06 shtator 2010, ora 13:00, në AAB – Riinvest, kandidati Resul Sinani, student i shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Moderatori dhe Moderimi në Televizion”, para Komisionit... Afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010 Të nderuar studentë, afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 20 Gusht 2010 – 31 Gusht 2010... Kandidatja Hyrë Tejeci, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 19 Gusht 2010, ora 15:00, në AAB – Riinvest, kandidatja Hyrë Tejeci, studente e shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, para Komisionit... E shtunë, 24 Korrik 2010 - Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Kriminalistikës – gjenerata 2005/2006 dhe 2006/2007 Të nderuar studentë, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 24 Korrik 2010, me fillim në orën 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit për kandidatët e gjeneratës së parë dhe dytë të regjistruar në vitin akademik 2005/06 – 2006/07 në Fakultetin e Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës...

11 Shtator 2010

Ballina BreadCrumbTrailer Për ne