Misioni i Universitetit AAB-Riinvest

Misioni

Universiteti AAB është themeluar në vitin 2001 në një kohë tipike të tranzicionit të shoqërisë kosovare nga një shoqëri e izoluar për shkak të sistemit monist dhe pushtimit serb, në një shoqëri me tendenca të qarta për hapje ndaj botës dhe sistem me pluralizëm demokratik, me synime të qarta për integrime evro-atlantike.

Themelimi i Universitetit AAB pikërisht në kohën e synimeve për të ndërtuar shtetin përmes integrimit në shoqërinë moderne euro-amerikane, nuk ka qenë një koincidencë, por përgjigje ndaj nevojave të njerëzve të rinj të Kosovës për të konkurruar si të barabartë me moshatarët e tyre në tregun tashmë të hapur evropian dhe global të dijes dhe të punës.

Universiteti AAB është zhvilluar në drejtim të të qenit promotor  i vlerave dhe synimeve të shoqërisë kosovare, duke pasur synim themelor të qenit pjesë e procesit të Bolonjës, e përmes këtij procesi të jetë pjesë e Asociacionit të Universiteteve Evropiane.

Universiteti AAB përbëhet nga dy komponent: komponenti mësimor dhe komponenti shkencor.

Duke qenë pjesë e pandashme e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, Universiteti AAB ka zhvilluar një politikë të krijimit të një universiteti modern, që në njërën anë u përgjigjet nevojave të tregut kosovar, rajonal dhe evropian, e në anën tjetër nuk bën asnjë kompromis në dëm të cilësisë së mësimit.

Për ta përmbushur këtë mision, Universiteti AAB ka nisur bashkëpunim serioz me Universitete evropiane, të famshme për cilësinë dhe vlerat që i kanë dhënë tregut evropian dhe global të dijes dhe të punës.
 
Objektivat


-    Universiteti AAB të jetë Universiteti më cilësor në rajon
-    Universiteti AAB është i hapur për të gjithë njerëzit në shërbim të marrjes dhe dhënies së dijes
-    Universiteti AAB është Universitet që promovon diversitetin kulturor dhe kombëtar
-    Universiteti AAB prodhon kuadro të afta dhe të përgatitura për tregun e dijes dhe të punës
-    Universiteti AAB zhvillon marrëdhënie me Universitete cilësore evropiane, amerikane dhe rajonale
-    Programet shkencore te Universitetit AAB duhet ti sjellin dobi shoqerise si dhe ta ndihmojn progresin shkencore.


Vizioni


Në planin afatshkurtër, Universiteti AAB synon të zhvillojë shkallë të lartë bashkëpunimi me Universitetet evropiane me traditë të dëshmuar të cilësisë.

Në planin afatmesëm, Universiteti AAB synon të jetë pjesë e Konferencës Evropiane të Universiteteve dhe përmes cilësisë së dëshmuar ta ndihmojë shtetin e Kosovës të bëhet pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Në planin afatgjatë, Universiteti AAB synon të jetë Universiteti privat më i madh dhe me cilësor në Evropën Juglindore.

Lajmet & Ngjarjet

KURSE TË GJUHËS ANGLEZE, GRATIS PËR MATURANTË Të nderuar maturantë,
Me qëllim të përgatitjes së studentëve për të ndjekur me efikasitet studimet në programet e franshizës (programe që zhvillohen në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe; studentët do të jenë studentë të Universitetit Staffordshire, do të mund të ndjekin semestrat edhe në Angli dhe do të marrin diplomën e Universitetit Staffordshire) si dhe në programet tjera që ofron AAB-Riinvest, ju informojmë se Universiteti AAB-Riinvest organizon kurse pa pagesë të Gjuhës Angleze nga niveli i tretë(pre-intermediate).
Njoftim - Provimi nga lënda Njoftohen studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik, departamenti - "Banka, Financa dhe Kontabilitet" se provimi nga lënda “Baza e të Dhënave", Prof.Ramiz Hoxha, me kërkesë të studentëve, do të mbahet ditën e enjte, më 16 Shtator 2010, nga ora 17:00. Kandidati Resul Sinani, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 06 shtator 2010, ora 13:00, në AAB – Riinvest, kandidati Resul Sinani, student i shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Moderatori dhe Moderimi në Televizion”, para Komisionit... Afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010 Të nderuar studentë, afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 20 Gusht 2010 – 31 Gusht 2010... Kandidatja Hyrë Tejeci, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 19 Gusht 2010, ora 15:00, në AAB – Riinvest, kandidatja Hyrë Tejeci, studente e shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, para Komisionit... E shtunë, 24 Korrik 2010 - Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Kriminalistikës – gjenerata 2005/2006 dhe 2006/2007 Të nderuar studentë, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 24 Korrik 2010, me fillim në orën 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit për kandidatët e gjeneratës së parë dhe dytë të regjistruar në vitin akademik 2005/06 – 2006/07 në Fakultetin e Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës...

11 Shtator 2010

Ballina BreadCrumbTrailer Për ne BreadCrumbTrailer Misioni i Universitetit...