Qendra për Hulumtime në Sport

Drejtues i Qendrës për hulumtime në sport – Hazir Salihu

Qendra për Hulumtime në Sport, QHS, është krijuar në fillim të muajit tetor të vitit 2008 në kuadër të Universitetit AAB dhe udhëhiqet nga stafi akademik i kualifikuar profesionalisht, me mundësi bashkëpunimi me qendrat ekzistuese vendore dhe ato ndërkombëtare.

Qendra për Hulumtime në Sport, ka për detyrë mbarëvajtjen e mirëfilltë në procesin e mësimdhënies, mësim-nxënies si dhe aftësimin e studentëve për krijimtari (hulumtime) të reja në lëmenjtë kreativ të sportit në tërësi.

Kjo qendër përfshin një mori aktivitetesh sportive (kreative) në fushën e kineziologjisë. Me mjetet (veglat), instrumentet testuese, aparaturat me të cilat disponon qendra është gjithnjë e gatshme për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e lartpërmendur dhe të sportit në përgjithësi.

 

Qëllimi dhe objektivat

 

Qëllimi i Qendrës për Hulumtime në Sport është që me anë të eksperimenteve, publikimeve profesionale e shkencore, seminareve, konferencave, simpoziumeve nga lëmenjtë e sportit, bashkëpunimit me ekspertët nga jashtë si dhe publikimit të të arriturave në fushën e kineziologjisë të ndikojë në ngritjen dhe zhvillimin e Kulturës Fizike dhe Sportit në tërësi, ngritjen e cilësisë të punës së ekspertëve sportivë në vendin tonë.

Po ashtu synim yni është edhe paraqitja e gjendjes reale sportive në vendin tonë dhe rrugën që duhet ndjekur për të dalë nga kjo paqartësi e krijuar për mospranimin e shumë klubeve tona sportive nga ana e Federatave Ndërkombëtare. Qendra për Hulumtime në Sport si objektiv kryesor ka aftësimin e mëtejmë të të punësuarve akademikë dhe studentëve të cilët nuk janë të përfshirë në lëndët mësimore.

Puna kërkimore synon që të pasurojë njohuritë në lëmenjtë përkatës, me qëllim që të ngritët cilësia e mësimdhënies.

Qendra për Studime – Hulumtime në Sport bashkëpunon edhe me Qendrat e tjera që veprojnë në kuadër të Universitetit AAB, me mundësi bashkëpunimi edhe me Institucionet – Qendrat  Hulumtuese vendore dhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në aktivitetet hulumtuese, eksperienca në punë praktike
Duke u bazuar në eksperiencat tona të deritanishme, në programet tona hulumtuese parashihet përfshirja dhe pjesëmarrja e hulumtuesve të rinj për zhvillimin dhe afirmimin e karrierës së tyre, që me arritjen e përvojës nga hulumtimet e projekteve afatshkurtra dhe afatgjata, ngrenë vetëdijen duke përfituar nga rasti me pjesëmarrje nëpër seminare dhe simpoziume të organizuara nga teknologjia sportive mundësisht në kuadër të Universitetit AAB dhe konferenca të organizuara ndërkombëtare.

Veprimet e parapara për stafin akademik janë:
- Përgatitja e seminareve, konferencave, botimeve dhe simpoziumeve shkencore brenda për brenda Universitetit AAB nga stafi akademik, me mundësi pjesëmarrjeje të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë;
- Publikimi i raporteve të botuara që paraqesin përfundimet nga seminaret, konferencat, botimet dhe simpoziumet shkencore të jashtme, ku të punësuarit akademikë dhe ekspertët vendorë e ndërkombëtarë janë pjesëmarrës.

 

 

QHS e Universitetit AAB fillon bashkëpunimin me Fakultetin e Edukatës Fizike të Universitetit të Lubjanës

 

Qendra për Hulumtime në Sport në Universitetin AAB dhe Fakulteti i Edukatës Fizike në Universitetin e Lubjanës  kanë filluar bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe afatgjatë në kuadër të  marrëveshjes në mes të Universitetit AAB dhe Universitetit të Lubjanës të arritur në fillim të muajit Dhjetor.

Qendrat hulumtuese të të dy institucioneve filluan projektin e parë hulumtues të përbashkët i cili është fokusuar në krahasimin në mes të aftësisë antropometrike dhe motorike të moshave të reja prej 10 – 15 vjet, në të dyja vendet.

Këto projekte hulumtuese që do të përcillen nga ndërmarrje tjera të përbashkëta hulumtuese do të zgjasin edhe muajt e ardhshëm.
 

 

U prezantuan rezultatet e projektit hulumtues “Shkaqet e shfaqjes së dhunës në sportin kosovar”

 

Qendra për Hulumtime në Sport e Universitetit AAB prezantoi rezultatet e projektit të parë hulumtues “Shkaqet e shfaqjes së dhunës në sportin kosovar”.

Hazir Salihu, Drejtues i QHS - së në Universitetin AAB,  tha se qëllimi i realizimit të këtij projekti ishte që me anë të pyetësorëve të shtruar të arrihet deri tek njohja e faktorëve kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e dhunës në sport, shikuar nga prizma e akterëve të drejtpërdrejtë në aktivitete sportive dhe me anë të identifikimit të shkaktarëve të ndikohet deri tek parandalimi i shfaqjes së dhunës nëpër fushat tona sportive.
Sipas rezultateve të hulumtimit pjesa dërmuese e të anketuarve kanë dhënë përgjigje negative për gjykimin e njëanshëm dhe jo objektiv dhe kjo tregon një dëshmi për gjyqtarët tanë që të jenë më të saktë dhe korrektë në ndarjen e drejtësisë dhe gjithashtu të mos nxisin dhunën e papritur dhe të padëshiruar nga simpatizuesit dhe sportistët.

Ismail Kasumi, Drejtori i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë e mbështeti fuqimisht këtë projekt. Ai tha se “kjo  ka qenë një brengë e madhe për ne dhe duhet që një herë e përgjithmonë të varrosim dhunën në sport”.

Projekti “Shkaqet e shfaqjes së dhunës në sportin kosovar” është mbështetur edhe nga shumë sportistë dhe dashamirë të sportit.  

Lajmet & Ngjarjet

KURSE TË GJUHËS ANGLEZE, GRATIS PËR MATURANTË Të nderuar maturantë,
Me qëllim të përgatitjes së studentëve për të ndjekur me efikasitet studimet në programet e franshizës (programe që zhvillohen në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe; studentët do të jenë studentë të Universitetit Staffordshire, do të mund të ndjekin semestrat edhe në Angli dhe do të marrin diplomën e Universitetit Staffordshire) si dhe në programet tjera që ofron AAB-Riinvest, ju informojmë se Universiteti AAB-Riinvest organizon kurse pa pagesë të Gjuhës Angleze nga niveli i tretë(pre-intermediate).
Kandidati Resul Sinani, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 06 shtator 2010, ora 13:00, në AAB – Riinvest, kandidati Resul Sinani, student i shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Moderatori dhe Moderimi në Televizion”, para Komisionit... Afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010 Të nderuar studentë, afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 20 Gusht 2010 – 31 Gusht 2010... Kandidatja Hyrë Tejeci, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 19 Gusht 2010, ora 15:00, në AAB – Riinvest, kandidatja Hyrë Tejeci, studente e shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, para Komisionit... E shtunë, 24 Korrik 2010 - Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Kriminalistikës – gjenerata 2005/2006 dhe 2006/2007 Të nderuar studentë, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 24 Korrik 2010, me fillim në orën 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit për kandidatët e gjeneratës së parë dhe dytë të regjistruar në vitin akademik 2005/06 – 2006/07 në Fakultetin e Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës... Njoftim - Konsultimet dhe marrja e notave nga lënda "Matematikë për Biznes dhe Ekonomi" do të mbahen më 14.07.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik, se konsultimet dhe marrja e notave nga lënda “Matematikë për Biznes dhe Ekonomi”, Prof.Dr.Bujar Pira, do të mbahen ditën e mërkurë, përkatësisht më 14 Korrik 2010, nga ora 11:00.

5 Shtator 2010

Ballina BreadCrumbTrailer Hulumtimet BreadCrumbTrailer Qendra për Hulumtime...