Qendra për Hulumtime Kulturore dhe Gjuhësore

 

U prezantuan rezultatet e projektit kërkimor “Standartizimi i Programeve Edukative në Institucionet Parashkollore në Prishtinë”


Qendra për Hulumtime Kulturore dhe Gjuhësore e Universitetit AAB prezantoi rezultatet e projektit kërkimor “Standartizimi i Programeve Edukative në Institucionet Parashkollore në Prishtinë”.

 

Drejtuesja e Qendrës për Hulumtime Kulturore dhe Gjuhësore në Universitetin AAB, Mimoza Doko, tha se qëllimi i projektit të realizuar ishte që të gjitha institucionet parashkollore në komunën e Prishtinës të kenë një planprogram të unifikuar.

 

Projekti ishte realizuar në pjesën teorike dhe atë praktike.
Ndryshe nga projektet e qendrave të tjera hulumtuese, kjo qendër ka bërë një formë tjetër të paraqitjes së projektit duke realizuar një telereportazh në insitucionet parashkollore në Komunën e Prishtinës, pikërisht në kopshtin SOS Kinderdorf.

 

Sipas rezultateve të këtij projekti, një pjesë e drejtuesve të institucioneve parashkollore janë deklaruar se punojnë në bazë të kurrikulës për edukimin parashkollor, por ata nuk kanë dhënë asnjë planprogram mësimor të detajuar. 

 

“Synimet tona ishin që me realizimin e këtij projekti, t’ju lehtësohet puna punonjësve në këto institucione, duke përfshirë edukatoret, drejtuesit dhe fëmijët”,  tha drejtuesja e Qendrës, Mimoza Doko.

Ky ishte projekti i parë i realizuar nga Qendra për Hulumtime Kulturore dhe Gjuhësore e Universitetit AAB.

 

Lajmet & Ngjarjet

KURSE TË GJUHËS ANGLEZE, GRATIS PËR MATURANTË Të nderuar maturantë,
Me qëllim të përgatitjes së studentëve për të ndjekur me efikasitet studimet në programet e franshizës (programe që zhvillohen në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe; studentët do të jenë studentë të Universitetit Staffordshire, do të mund të ndjekin semestrat edhe në Angli dhe do të marrin diplomën e Universitetit Staffordshire) si dhe në programet tjera që ofron AAB-Riinvest, ju informojmë se Universiteti AAB-Riinvest organizon kurse pa pagesë të Gjuhës Angleze nga niveli i tretë(pre-intermediate).
Njoftim - Provimi nga lënda Njoftohen studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik, departamenti - "Banka, Financa dhe Kontabilitet" se provimi nga lënda “Baza e të Dhënave", Prof.Ramiz Hoxha, me kërkesë të studentëve, do të mbahet ditën e enjte, më 16 Shtator 2010, nga ora 17:00. Kandidati Resul Sinani, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 06 shtator 2010, ora 13:00, në AAB – Riinvest, kandidati Resul Sinani, student i shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Moderatori dhe Moderimi në Televizion”, para Komisionit... Afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010 Të nderuar studentë, afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 20 Gusht 2010 – 31 Gusht 2010... Kandidatja Hyrë Tejeci, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 19 Gusht 2010, ora 15:00, në AAB – Riinvest, kandidatja Hyrë Tejeci, studente e shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, para Komisionit... E shtunë, 24 Korrik 2010 - Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Kriminalistikës – gjenerata 2005/2006 dhe 2006/2007 Të nderuar studentë, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 24 Korrik 2010, me fillim në orën 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit për kandidatët e gjeneratës së parë dhe dytë të regjistruar në vitin akademik 2005/06 – 2006/07 në Fakultetin e Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës...

9 Shtator 2010

Ballina BreadCrumbTrailer Hulumtimet BreadCrumbTrailer Qendra për Hulumtime...