COBISS

COBISS është një program që i përmbush të gjitha standardet e bibliotekave moderne
dhe ka disa module:
1. Moduli për blerje - jep mundësinë që gjithçka që është e blerë për bibliotekë të ruhet
në serverin dhe dokumentet e Bibliotekës;
2. Moduli i revistave - i ndan revistat dhe materialin tjetër nga libri atëherë kur bëhet
katalogimi i librit, dhe për përdoruesit është shumë e lehtë që të identifikojnë materialin;
3. Moduli i Ruajtjes së të dhënave - është një ndër modulet më të rëndësishme sepse
ruan të gjitha të dhënat, shkarkimet e ndryshme, krijimin e të dhënave, ndryshimin e tyre,
krijimin e nyjave lidhëse (links) në COBISS dhe mundësi të tjera;
4. Moduli i Huazimit -i fut të dhënat e përdoruesve në program automatikisht, e lejon
materialin jashtë bibliotekës, e pranon materialin e huazuar, etj.
35
5. Huazimi ndërbibliotekar - është një modul që mundëson huazimin me bibliotekat e
tjera në rajon.
6. Moduli i raporteve - nxjerrë raporte për bibliotekë, për katalog, për njësitë
bibliotekare dhe është i rëndësishëm për statistika;
7. Application Administration Module - mundëson administrimin COBISS për
bibliotekën e Universitetit.

 

 Kliko këtu për tu lidhur në: Cobiss

Lajmet & Ngjarjet

KURSE TË GJUHËS ANGLEZE, GRATIS PËR MATURANTË Të nderuar maturantë,
Me qëllim të përgatitjes së studentëve për të ndjekur me efikasitet studimet në programet e franshizës (programe që zhvillohen në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe; studentët do të jenë studentë të Universitetit Staffordshire, do të mund të ndjekin semestrat edhe në Angli dhe do të marrin diplomën e Universitetit Staffordshire) si dhe në programet tjera që ofron AAB-Riinvest, ju informojmë se Universiteti AAB-Riinvest organizon kurse pa pagesë të Gjuhës Angleze nga niveli i tretë(pre-intermediate).
Kandidati Resul Sinani, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 06 shtator 2010, ora 13:00, në AAB – Riinvest, kandidati Resul Sinani, student i shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Moderatori dhe Moderimi në Televizion”, para Komisionit... Afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010 Të nderuar studentë, afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 20 Gusht 2010 – 31 Gusht 2010... Kandidatja Hyrë Tejeci, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 19 Gusht 2010, ora 15:00, në AAB – Riinvest, kandidatja Hyrë Tejeci, studente e shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, para Komisionit... E shtunë, 24 Korrik 2010 - Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Kriminalistikës – gjenerata 2005/2006 dhe 2006/2007 Të nderuar studentë, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 24 Korrik 2010, me fillim në orën 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit për kandidatët e gjeneratës së parë dhe dytë të regjistruar në vitin akademik 2005/06 – 2006/07 në Fakultetin e Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës... Njoftim - Konsultimet dhe marrja e notave nga lënda "Matematikë për Biznes dhe Ekonomi" do të mbahen më 14.07.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik, se konsultimet dhe marrja e notave nga lënda “Matematikë për Biznes dhe Ekonomi”, Prof.Dr.Bujar Pira, do të mbahen ditën e mërkurë, përkatësisht më 14 Korrik 2010, nga ora 11:00.

5 Shtator 2010

Ballina BreadCrumbTrailer Biblioteka BreadCrumbTrailer COBISS