Të dielën më 03 Maj 2009 - Finalja e Kupës në Volejboll midis Universitetit AAB dhe Kastriotit
Njoftohen të gjithë të interesuarit se të dielën më 3 Maj 2009, do të zhvillohet finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në volejboll, midis finalistëve, Universiteti AAB nga Prishtina dhe Kastrioti nga Ferizaji.
Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nga ora 19:00.
Sponsor i këtij evenimenti sportiv është Universiteti AAB-Riinvest.

Lajmet nga Sporti