Biblioteka Universitare

 

Universiteti, krahas të gjitha hapësirave të tjera të nevojshme, si institucion akademik, studentëve u ka ofruar kushte edhe për mësim të pavarur në ambientet e Bibliotekës Universitare. Gjithashtu, ua ka ofruar edhe mundësinë për furnizimin me literaturën e nevojshme dhe të domosdoshme për programet e studimit.

 

Në kuadër të shërbimeve që ofrohen nga kjo njësi universitare janë: - hapësirat e mjaftueshme për mësim të pavarur të studentëve;
- ofrimi i literaturës së nevojshme shkencore konform programeve të studimeve;
- ofrimi i revistave të ndryshme shkencore e akademike për nevojat e plotësimit të
programit të studimeve;
- literaturë tjetër, e lirë, jashtë programeve të studimeve, materiale elektronike për përmbushjen e kërkesave të procesit mësimor, etj.

 

Studentët e Universitetit kanë dy mënyra të qasjes në literaturë të ndryshme në Bibliotekën Universitare:
1. Bibliotekën fizike dhe
2. Bibliotekën elektronike

 

Biblioteka Universitare e Universitetit është në shërbim të të gjithë përdoruesve të Universitetit gjithashtu edhe për komunitetin që nuk është pjesë e Universitetit.

 

Misioni i Bibliotekës Universitare 

 

Misioni i Bibliotekës Universitare të AAB-Riinvest-it, është rrjedhojë e vet misionit të Universitetit AAB-Riinvest. Ky mision konsiston në sigurimin e shërbimeve dhe materialeve për përmbushjen e nevojave e studentëve, profesorëve, stafit tjetër të AAB-Riinvest dhe të gjithë përdoruesve tjerë, pa dallim gjuhe, race, ngjyre, gjinie, feje, përkatëse kombëtare e etnike.

Objektivat primare të Biblotekës janë:

a) Të ketë kualitet të lartë të shërbimeve, punëtorë të gjindshëm dhe të sjellshëm;
b) Të ketë fond të mjaftueshëm të librave (qoftë fizik apo elektronik) që do ta mbështeste kurrikulumin/planprogramin e Universitetit AAB-Riinvest;
c) Zhvillim të koleksioneve të kualitetit, numrit dhe larmive të mjaftueshëm, që t’i mbështet si mësimdhenësit ashtu edhe nevojat e përdoruesve tjerë;
d) T’u ndihmoj studentëve, profesorëve dhe stafit tjetër në identifikimin dhe interpretimin e informacioneve;
e) T’i inkurajojë studentët në kërkime dhe studime të të gjitha niveleve për përfitime të njohurive të ndryshme;
f) Të krijojë një hapsirë brenda Bibliotekës dhe t’i inkurajojë ata në hulumtimet e tyre;
g) Të trajnojë studentë dhe përdorues të tjerë për përdorimin e burimeve në bibliotekë;
h) Të ofrojë shërbime në të gjitha objektet e Universitetit AAB-Riinvest;
i) Të lidhet me bibliotekat dhe institucionet publike kulturore shtetërore, regjonale në përpjekje bashkëpunimi, në mënyrë që përdoruesit e AAB-së të kenë qasje dhe informacione më të gjera;
j) Të krijojë hapësirë të mjaftueshme për studiuesit në bibliotekë dhe të ketë hapsirë shtesë për studime grupore;

Politikat zhvillimore të Bibliotekës Universitare

Krahas misionit, Biblioteka Universitare ka hartuar edhe politikat zhvillimore të saj,  politika këto që do ta rregullojnë edhe më mirë funksionimin e bibliotekës. Këto politika i japin mundësi si përdoruesve ashtu edhe stafit të bibliotekës ta kenë më të lehtë shfrytëzimin dhe punën në bibliotekë.
Biblioteka Universitare e Universitetit AAB-Riinvest synon që në një të ardhme të afërt të zgjërohet edhe më shumë.
Ky zgjerim nënkupton pasurimin e fondeve ekzistuese të librit si dhe krijimin e fondeve të reja.


Personat përgjegjës:
Urim Sallauka (drejtor i Bibliotekës)
Lule Dushi (Bibliotekiste)

Adresa e kontaktit:
library@universitetiaab.com

 

 

 

 

 

Lajmet & Ngjarjet

KURSE TË GJUHËS ANGLEZE, GRATIS PËR MATURANTË Të nderuar maturantë,
Me qëllim të përgatitjes së studentëve për të ndjekur me efikasitet studimet në programet e franshizës (programe që zhvillohen në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe; studentët do të jenë studentë të Universitetit Staffordshire, do të mund të ndjekin semestrat edhe në Angli dhe do të marrin diplomën e Universitetit Staffordshire) si dhe në programet tjera që ofron AAB-Riinvest, ju informojmë se Universiteti AAB-Riinvest organizon kurse pa pagesë të Gjuhës Angleze nga niveli i tretë(pre-intermediate).
Kandidati Resul Sinani, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 06 shtator 2010, ora 13:00, në AAB – Riinvest, kandidati Resul Sinani, student i shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Moderatori dhe Moderimi në Televizion”, para Komisionit... Afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010 Të nderuar studentë, afati i provimeve të SHTATORIT 2009/2010, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 20 Gusht 2010 – 31 Gusht 2010... Kandidatja Hyrë Tejeci, mbron tezën e Masterit në Fakultetin e Komunikimit Masiv Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datën 19 Gusht 2010, ora 15:00, në AAB – Riinvest, kandidatja Hyrë Tejeci, studente e shkallës së tretë, në Fakultetin e Komunikimit Masiv, mbron temën e masterit “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, para Komisionit... E shtunë, 24 Korrik 2010 - Ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Kriminalistikës – gjenerata 2005/2006 dhe 2006/2007 Të nderuar studentë, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 24 Korrik 2010, me fillim në orën 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit për kandidatët e gjeneratës së parë dhe dytë të regjistruar në vitin akademik 2005/06 – 2006/07 në Fakultetin e Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës... Njoftim - Konsultimet dhe marrja e notave nga lënda "Matematikë për Biznes dhe Ekonomi" do të mbahen më 14.07.2010 Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik, se konsultimet dhe marrja e notave nga lënda “Matematikë për Biznes dhe Ekonomi”, Prof.Dr.Bujar Pira, do të mbahen ditën e mërkurë, përkatësisht më 14 Korrik 2010, nga ora 11:00.

5 Shtator 2010

Ballina BreadCrumbTrailer Biblioteka